23-04-2024

Përfundoi superderbi Trepça-Peja, ja kush triumfoi

Trepça ka shënuar fitoren e 17-të radhazi në Prince Caffe Superligë, duke triumfuar në derbin ndaj Pejës me rezultat 94:77 (24:16, 27:27, 23:16, 20:18). Darnell Edge shkëlqeu në derbin e javës së 24-t.

Verdhezinjtë e nisën me një seri prej 4:9, e më pas pranë rezultatit 11:14, vendasit hyjnë në një seri të suksesshme për të përmbysur shifrat në 22:14, derisa çereku i parë përfundoi 24:16. Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë dhe ngritën epërsinë në 41:23, por kampionët u afruan rezultatin, derisa pjesa e parë përfundoi 51:43, ku 20 pikë shënoi Darnell Edge.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz që luajnë basketboll dhe teksti

‘Xehetarët’ në periudhën e tretë kishin epërsinë më të lartë, në 21 pikë, 66:45, derisa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 74:59. Në dhjetë minutat e fundit, vendasit ruajtën epërsinë dhe triumfuan 94:77.

Edge ishte më i miri i Trepçës dhe derbit me 33 pikë, tri kërcime dhe katër asistime, derisa te pejanët Larry Thomas kishte 15 pikë e shtatë asistime.

Trepça siguroi vendin e parë me 22 pikë e dy humbje, kurse Peja renditet e dyta me 17 fitore e shtatë humbje.

Asnjë koment

Comments are closed.