17-04-2024

Vritet boksieri kosovar në Bielefeld të Gjermanisë

Boksieri kosovar, Besar Nimani, është vrarë këtë mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.

Sipas raportimeve të dëshmitarëve, një grup prej pesë deri në gjashtë burra ishin ulur në një restorant dhe më pas thuhet se të gjithë janë larguar së bashku nga aty. Pastaj papritmas pati të shtëna jashtë, ku thuhet se u dëgjuan gjashtë deri në tetë të shtëna.

Nga këto të shtëna i vdekur ka mbetur 39-vjeçari, Besar Nimani.

Ndaj mitrovicasit thuhet se kishte pasur sulm edhe në vitin 2013.

Mediumi gjerman “Bild” bëri të ditur se policia dhe ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje, por mjekët e urgjencës nuk mundën të bënin asgjë, pasi Nimani ndërroi jetë nga plagët e marra në vendngjarje.

Autori ose autorët e panjohur janë në arrati. /Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.