25-04-2024

Aksident: Një i vdekur dhe tre të lënduar rëndë në autostradë, afër Suharekës

Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 21:32 minuta në autostradën “Ibrahim Rugova” konkretisht në dalje të Suharekës.

Në aksident janë përfshirë tri vetura ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe tre të tjerë janë lënduar.

Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 21:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, konkretisht në daljen e Suharekës. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin dhe matjet në vendin ku ka ndodhur aksidenti”

Asnjë koment

Comments are closed.