25-04-2024

Totaj në Lagjen Bajram Curri në Prizren zotohet për fusha sportive, hapësira rekreative dhe mbështetje për rininë

Kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj ka kaluar paraditen e së shtunës duke u argëtuar e duke shijuar streetball-in me rininë e lagjes Bajram Curri, të cilët me vetë iniciativë kanë ndërtuar një fushë në lagjen e tyre.

“Ndjesi e veçantë të rikthehem në fushën e basketit. Në këtë të shtune me diel, së bashku me të rinjtë e lagjes “Bajram Curri” shijuam streetball-in në fushën e ndërtuar nga vet qytetarët” u shpreh Totaj.

Totaj poashtu u zotua para këtyre të rinjëve se në qeverisjen e tij fushat sportive, hapësirat rekreative, mbështetja për rininë, suporti ndaj talentëve të sportit e kulturës e gjithashtu klubet futbollistike e basketbollistike do jenë të mbështetura çdo kohë, në qeverisjen e PDK-së.

“Si ish-sportist e menaxher i klubeve të basketit në Prizren, i njoh problemet me të cilat përballet sporti prizrenas. Gjatë qeverisjes sime do të investojmë në ndërtimin e tereneve sportive dhe fuqizimin e klubeve sportive duke ua mundësuar të rinjve tanë të shpërfaqin talentin e tyre. Nën udhëheqjen time, qytetarët nuk do të kenë asnjëherë nevojë të ndërtojnë fusha sportive nga xhepi i tyre siç ka ndodhur gjatë keq qeverisjes së Haskukës. Sepse është detyrë dhe obligim i komunës t’i adresojë nevojat e qytetarëve”- u shpreh Totaj para mediave e rinisë.

Asnjë koment

Comments are closed.