04-05-2024

Islam Ukimeri: Me rikthimin e PDK-së, të gjitha fshatrat e Prizrenit do ta ndjejnë mbështetjen nga pushteti

“Mbrëmë, bashkë me Kryetarin në ardhje të Komunës z. Shaqir Totaj, si dhe me bartësin e listës z. Kujtim Gashi, ishim në familjen e madhe Thaçi në fshatin Caparc.

Mua me Caparcin më lidhin shumë gjëra, përveç si regjion prej nga gravitoj, unë jam edhe nip i fisit Thaçi nga fshati Caparc.

Ky fshat, ka vendosur unanimisht që me 17 tetor, ta votoj z. Shaqir Totaj për Kryetar Komune, ndërsa mua me numër 4 të më votojnë për Kuvendar të ardhshëm të Komunës së Prizrenit.

Fshatin Caparc, sa i përket investimeve, pushteti aktual i udhëhequr nga VV dhe Kryetari Haskuka, e ka lënë komplet pas dore dhe në harresë. Ndërsa pas rikthimit të PDK-së në pushtet, pas 17 tetorit, jo vetëm Caparci, por të gjitha fshatrat e Komunës së Prizrenit, do ta ndjejnë dorën e pushtetit për mbështetje institucionale”, thuhet ne njoftim.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, duke përfshirë Islam Ukimeri dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe teksti

Sponsorizuar

Asnjë koment

Comments are closed.