19-04-2024

Aksident trafiku në Malishevë, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të martën në fshatin Mleqan të Malishevës.

Policia bën të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës një mashkull dhe një femër kosovar/e. Si pasojë e aksidentit ngasësi mashkull ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njofton se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.