08-05-2024

Aksident trafiku në rrugën Dragash-Prizren, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona, shumica femra janë lënduar në një aksident trafiku me lëndime trupore që ka ndodhur në aksin rrugor Dragash-Prizren.

Rasti ka ndodhur dje, në mes të dy automjeteve me targa vendore, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Referuara policisë, në aksident pos dëmeve materiale pesë persona, katër femra dhe një mashkull K-Shqiptar kanë pësuar lëndime trupore.

Pas tretmanit mjekësor ata janë liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit rasti shkon  në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.