27-07-2024

Aksident trafiku në rrugën e tranzitit në Prizren

Rreth orës 09:30 të ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën e tranzitit në afërsi të gjimnazit ” Loyola” ndërmjet një veture udhëtarësh dhe një kamionetë, me ç’rast është lënduar lehtë një person.

Rastin për TV Prizreni e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Në vendngjarje kishin arritur edhe policia dhe Shërbimi i Urgjencës, duke i ofruar ndihmën e parë personit që kishte pësuar lëndime të lehta.

Asnjë koment

Comments are closed.