27-07-2024

Vetaksident në Zhur të Prizrenit, rrokulliset një veturë

Një veturë është rrokullisur në fshatin Zhur të Prizrenit, ndërsa vozitësi ka pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë, i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, humb kontrollin mbi veturën, del jashtë rruge dhe rrokulliset.

Si pasojë, i dyshuari pëson lëndime trupore dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.