27-07-2024

Vjedh portofolin në Prizren, arrestohet

Një person (K-Shqiptar) është arrestuar si i dyshuari për vjedhje të portofolit në Prizren.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në tregun e kafshëve, raporton Gazeta e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mbështetur në raporte të policisë, për shkak të vjedhjeve të kësaj natyre në tregun e kafshëve, kohë më parë janë arrestuar edhe persona të tjera, të cilët nuk ishin nga komuna e Prizrenit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.