Aksidentalisht humb jetën një punëtor në Mushnikovë të Prizrenit
Sot në fabrikën e Styroporit në fshatin Mushnikovë të Prizrenit në mënyrë aksidentale ka humbur jetën një punëtor i saj, derisa ishte në vendin e punës, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.
Zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Vesel Gashi konfirmoi se njësiti policor ka shkuar në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet se cili do të jetë shkaku i humbjes së jetës së tij.
Për momentin nuk ka të dhëna të tjera pë moshën dhe identitetin e viktimës./gazetaeprizrenit.net/