23-11-2024

Aksidente trafiku në Prizren e Rahovec

Në Rahovec mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda.

Ngjarja ka ndodhur derisa i dyshuari (K/shqiptar) duke drejtuar automjetin e tij në mënyrë të pasigurt ka goditur këmbësorin, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas policisë viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës.

Ndërkaq, Policia ka njoftuar se në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një mashkull k/Shqiptar i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.