24-11-2024

Aksidenti: Ky është personi që humbi jetën në rrugën Prizren-Suharekë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Prizren-Suharekë, ndodhi një aksident i rëndë trafiku ku humbi jetën një person, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete me targa vendore.

Vdekjen e 40-vjeçarit e ka konstatuar ekipi përgjegjës i Emergjencës së QMF në Suharekë.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Referuar njoftimeve bëhet fjalë për Adem Mehmet Qamaj.

“Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 orë në ndalim policor me urdhër të prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.