Aksidenti në autostradë afër Suharekës, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku ndodhi sot në segmentin rrugor Prizren-Suharekë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Për këtë rast, nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se dy persona kanë marrë lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka deklaruar se të përfshira kanë qenë dy makina ndërsa rasti është duke u hetuar.
