20-09-2024

Aksidenti në Krushë të Madhe: Një djalë në gjendje të rëndë, dërgohet në Prishtinë (Video)

Para një ore ndodhi një aksident i rëndë trafiku në Krushë të Madhe, ku sipas informacioneve janë aksidentuar një kamion me një veturë, percjell Gazeta e Prizrenit.

Referuar dëshmitarëve dhe faqes lokale Krushe e Madhe lëndime morën tre persona, ndersa njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë.

Ai është një djalë, rreth 22 – 25 vjeç dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Aksidenti ndodhi në hyrje të Krushës nga Celina, dhe vetura u përplas me kamionin që po transportonte blloka. / Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.