25-04-2024

Aksidentohet traktori me motoçikletë në Prizren

Dje rreth orës 16:35 në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku prej të cilit ka pësuar lëndime të rënda ngasësi i motoçikletës.

Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur në mes një traktori dhe motoçiklete.

Ngasësi i motoçikletës ka pranuar tretman mjekësor në  emergjencën e Prizrenit nga ku për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari  ndalohet në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.