24-11-2024

Aktakuza kundër 15 personave,  për vjedhje, sulm e lëndime në rajonin e Prizrenit

Prokuroria Themelore (PTH) në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Nga ky Departament janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre  persona nën dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Raporti nga PTH:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në dy raste të ndara të dhunës në familje.
Në rastin e parë, është bërë kërkesë për caktimin i paraburgimit kundër një të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” të KPRK-së. Ndërsa, në rastin tjetër është bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit tjetër për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në PTH, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”;
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.