Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore, një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Masa e paraburgimit ka të bëjë me dyshimin e bazuar se i dyshuari ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. /GazetaePrizrenit.net /