20-04-2024

Aktakuza kundër gjashtë personave në Prizren

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë ngritur 29 aktakuza ndaj 31 personave.

Sipas Prokurorit të Shtetit, po ashtu janë ndaluar edhe 10 persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Asnjë koment

Comments are closed.