27-04-2024

Krimet serbe në Has: 22-vjet nga vrasja e katër anëtarëve të familjes Sylmetaj në Gërqinë

Njëri nga krimet serbe në rajonin e Hasit, gjatë luftës së fundit, është edhe vrasja makabre e katër anëtarëve të familjes Sylmetaj, mes tyre tre fëmijë, njëra femër nga Gërqina e Hasit, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Ata po ktheheshin nga Shqipëria në shtëpi përmes maleve të Pashtrikut, në vjeshtë të vitit 1998, kur ishin qëlluar për vdekje nga forcat ushtarake serbe.

Të vrarët janë Ramizi (babai) me dy fëmijët: Muharremin 6 vjet, Mazllumin 2 vjet dhe mbesa e Ramizit, Leonora  11 vjet ( vajza e Gani Sylmetajt), ndërsa ka pasur edhe të plagosur.

Kujdes: Për shkak të përmbajtjes së ndjeshme video nuk preferohet të shikohet nga moshat e reja./ GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.