Aktakuza ndaj 13 personave për vepra të ndryshme penale në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore (PTH) në Prizren, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza për trembëdhjetë (13) persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër shtatë personave për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

PTH ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”

Prokuroria Themelore n Prizren, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurve me inicialet, K.Rr, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”,  pastaj ndaj B.H. dhe J.K. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, derisa ndaj P.XH., M.LL. F.H. dhe A.B. “për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Kanosja” , lëndimi i lehtë trupor,  si dhe “ Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Raporti nga Prokuroria Themelore (PTH):

Sekuestrimet e përkohshme: PTH ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se të pandehurit P.XH dhe A.B., janë përfshirë në kryerjen e veprave penale: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367, paragrafi 2 i KPRK-së.
Me këtë rast janë sekuestruar:
– Një armë e tipit “ Bereta“ 9 mm, ;
– dymbëdhjetë (12) fishek të kalibrit të njëjtë,
– një (1) karikator i të njëjtës armë.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” (dhunë familje);
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për këtë vepër penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Grabitja”. /GazetaePrizrenit.net