25-04-2024

Rahovec: Disa shërbimeve u zgjatet orari i punës

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar sot vendimin me të cilin ka zgjatur orarin e punës për zyrtarët e Zyrës së Gjendjes Civile, zyrtarët e Zyrës së Pranimit dhe zyrtarët e Tatimit në Pronë të Komunës së Rahovecit.

Me këtë vendim zgjatet orari i punës për Zyrtarët e Gjendjes Civile, Zyrës së Pranimit dhe Zyrtarët e Tatimit në Pronë të Komunës së Rahovecit dhe atë çdo ditë pune prej orës 16:00 deri ora 18:00 dhe të shtunën nga ora 9 :00 deri ora 12: 00.

‘Zgjatja e orarit të punës për punonjësit e cekur në pikën 1 të këtij vendim fillon nga data 15 korrik 2019 deri më 16 gusht 2019. Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset, Drejtoria për Administratë dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa. Arsyeja e nënshkrimit të vendimit për vazhdimin e orarit të punës nga data 15 korrik 2019 deri me 16 gusht 2019 është për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në mërgim”, thuhet në komunikatën nga kjo komunë.

Asnjë koment

Comments are closed.