Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore (PTH) në Prizren, janë ngritur shtatë (7) aktakuza për dhjetë (10) persona për vepra të ndryshme penale.
Në raportin nga PTH, paraqitet kjo gjendje:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, njërin me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, ndërsa tjetrin me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”. Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, kurse, kërkesa tjetër ndaj një (1) personi, shtetas i Shqipërisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.
Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim, në Gjykatën Themelore në Prizren, nën dyshimin se një (1) person është përfshirë në veprën penale, “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.
Me këtë rast janë sekuestruar:
– Një (1) pistoletë;
– Një (1) karikator i të njëjtës pistoletë, si dhe
– Katër (4) fishek të kalibrit 9mm.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”./GazetaePrizrenit.net/