Aktakuzë ndaj Ajtene Krasniqit, pretendonte se ka zbuluar ilaqe inovative
Për kështu nuk mendon Prokuroria Themelore Prizren, e cila ka ngritur aktakuzë ndaj të njëjtës për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes të produktit të dëmshëm mjekësor, raporton kallxo.
Ndaj të njëjtës prokuroria kishte marrë vendim për fillim të hetimit në qershor të vitit 2016, e në janar të vitit 2018 është ngritur aktakuza.
E njëjta kishte qëndruar në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muaji, gjatë periudhës maj-qershor të vitit 2016. E njëjta në shqyrtimin fillestar deklaroi se ”nuk e ndjej veten aspak fajtore ”.
Në aktakuzë thuhet që ” Ajtene Krasniqi si pronare e subjektit farmaceutik ”Ajtene Krasniqi BI” prodhon barëra dhe produkte mjekësore të dëmshme për shëndetin e njerëzve ”.
Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren konsideron se këto produkte të dëmshme janë NT-41, M-5, dhe M.-7, sepse nuk i janë bërë kontroll nga enti i autorizuar dhe të njëjta janë vënë në qarkullim.
Sipas prokurorisë të njëjtat produkte në bazë të vlerave të parametrave të analizuar nga Instituti Kombëtar ” Andria Stampar ” me seli në Zagreb, ka rezultuar se në rastin konkret ‘kromi’, nga materiet dhe brumoret nga halogjenët janë mbi vlerën e lejuar.
Ajtene Rrasniqi nga dosja e prokurorisë del se ka të kryer shkollën e lartë profesionale, dhe me profesion është teknologe.
“Rritni jetën tuaj me formulën e re të Ajtene Krasniqit. Kjo formulë e jashtëzakonshme është një zgjidhje e koncentruar alkaline që i siguron trupit 32 minerale gjurmë të nxjerra nga burime natyrore”, shkruan në një pjesë të përshkrimit të produktit të Krasniqit, të publikuar në gjuhën angleze.
Pasi Krasniqi bërë publik ilaçin kohë më parë, në maj të vitit 2015 ajo fillon edhe ballafaqimin me organet e drejtësisë, pasi që fillimisht shtëpia e saj dhe vendi ku ajo ushtron vepritmarinë bastiset, nga ku dhe i sekuestrohen sendet e shumta, të cilat edhe janë propozuar në aktakuzë që pas gjykimit të konfiskohen, e pastaj e njëjta edhe nga 4 maji e deri në 3 qershor të vitit 2016 kishte qëndruar edhe nën masën e arrestit shtëpiak.
E njëjta pretedon se ka zbuluar edhe 11 ilaçe të tjera, ndërsa vazhdimisht është shprehur se ka në plan, të zbulojë edhe ilaçe tjera bio që shërojnë sëmundje të ndryshme, për të cilat mjekësia moderne nuk ka ende zgjidhje.