25-04-2024

Hajnat vjedhin euro dhe lira turke në një xhami të Prizrenit

Një rast i vjedhjes në një xhami të Prizrenit është raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në sheshin ‘Shatërvan’ në Prizren, një person ka hapur me forcë arkën për humanitet dhe ka vjedhur rreth 30 euro dhe 20 lira turke.

Sipas policisë, rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

Asnjë koment

Comments are closed.