23-11-2024

Aktakuzë ndaj babë e bir për vrasjen e në shtatorit 2023 në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se ka ngritur aktakuzë kundër E.S., dhe E.S., (babë e bir), lidhur me vrasjen e N.V.,  më 19 shtator 2023 në Rahovec.

“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i parë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka privuar nga jeta, viktimën N.V., dhe po ashtu me dashje vë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V., në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri i parë me armën e tipit revolen SUB Elite 9 mm, shtënë katër here në drejtim të të dëmtuarve, ku si pasoj e plagëve të marra ndrron jetë tani i ndjeri N.V., në QKUK në Prishtinë, ndërsa të dëmtuarit L.V., i shkakton lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

Kurse, thuhet se i akuzuari i dytë me dashje ka shtyrë djalin e tij për të kryer veprën “Vrasje e rëndë” dhe ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Lexo edhe:

Prokuroria e Apelit e pranon kallëzimin penal të LDK-së ndaj ish-drejtoreshës së Shaqir Totajt (Dokument)

Me këtë, E.S., ngarkohet për “Vrasje të rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të KPRK-së dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së, ndërsa ndërsa i akuzuari i dytë E.S., për veprën penale “Vrasje e rëndë në shtytje”, nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 lidhur me nenin 32, par.1 të KPRK-së.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Asnjë koment

Comments are closed.