14-12-2024

Aktakuzë ndaj dhjetë të dyshuarve për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër dhjetë të pandehurve për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikëve.

Sipas Prokjurorisë, dhjetë të pandehurit O.F,  A.U,  A.K,  SH.K, K.M,  A.M,  F.ZH,  G.H,  N.J, dhe V.K. në vazhdimësi kanë kryer veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe  1.9 dhe me nenin të 77  KPRK-së, e kryer në grup.

Sipas Prokurorisë, vepra penale është kryer gjatë viteve 2022 – 2024.

“Rasti ka të bëjë me veprën penale të kryer gjatë viteve 2022 – 2024, ku të pandehurit duke vepruar si grup e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të transportit të lëndëve narkotike të llojit marihuanë, që për qëllim kishte shitjen dhe shpërndarjen në territorin e Republikës së Kosovës dhe transportin e lëndëve narkotike në shtetin  e Turqisë”, thuhet në njoftim.

 

Asnjë koment

Comments are closed.