14-12-2024

Këta janë 20 të arrestuarit në aksionin e madh të Krimeve Kibernetike dhe Policisë gjermane

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, është zhvilluar ky operacion dhe Sinjali ka siguruar ekskluzivisht listën me emrat e 20 personave të arrestuar.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se të dyshuarit që u kapën gjatë aksionit në 14 lokacione, në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë dhe dyshohen se kanë kryer veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Mashtrimi” janë:

10 të dyshuarit e parë janë dërguar në mbajtje, ndërsa 10 të tjerët do të hetohen në procedurë të rregullt.

Bazuar në dosjen e këtij rasti thuhet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, duke përdorur platforma të ndryshme online, të dyshuarit kanë arritur të mashtrojnë shtetas të huaj. Grupi i dyshuar, ka përdorur mënyrat e kryerjes së mashtrimit përmes thirrjeve telefonike të cilat kanë qenë të ndryshme, si premtime për fitim, mashtrime për investime, si dhe ndërmarrje për mbledhje borxhesh.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova si:

·         Para të gatshme – rreth 120,000.00 euro;

·         Vetura të ndryshme – 5;

·         Janë ngrirë mjete financiare nëpër banka në Kosovë, si dhe prona të paluajtshme;

·         Rreth 30 kompjuterë;

·         Rreth 30 telefona;

·         Pajisje memorizuese;

·         Dokumente dhe prova tjera relevante për rastin, etj.

Në zbatimin e planit operativ kanë marrë pjesë rreth 120 zyrtarë policorë nga njësitë DHKK, DHKEK, DHKOKR, DHTN, DHTNj, DKT, NjSO, NjRSh dhe Krimteknika.

Gjithashtu, në operacion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë gjermanë, prokurorë dhe zyrtarë policorë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.