24-11-2024

Aktakuzë ndaj drejtorit të Kardiologjisë, Lulzim Kamberi dhe dr. Edmon Haliti

Drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, dr. Lulzim Kamberi dhe dr. Edmond Haliti, shef shërbimit u është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për shkak të cenimit të të drejtave në marrëdhënie të punës nga neni 218, lidhur me nenin 31 të Kodit penal 06/L-074 te Republikës së Kosovës.

Kështu, ata kanë shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin zyrtar të tyre, duke bërë diskriminim, cenim të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe ndëshkimit, duke mos respektuar asnjë nivel, shkallë të thirrjes në përgjegjësi, qoftë nga Komisioni i etikës i Odës Mjekëve apo komisionet brenda institucional.

Dr. Kamberi dhe dr. Haliti edhe sipas vlerësimit të Inspektorati të Punës (21. 11. 2022) kanë bërë veprim diskriminues, duke ndaluar ushtrimin e profesionit, duke cenuar Ligjin e punës Ne 03/L-212 neni 5 me të cilin ligj ndalohet veprimi i tillë diskriminues personave të mësipërcekur nga pozita që kanë.

Sjellja e tillë e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë në raport me shumicën e stafit të lartë të Kardiologjisë shtyri stafin akademik të klinikës që përmes një peticioni t’i drejtoheshin menagjmentit të SHSKUK-së për ndërhyrjen e tij autoritative në menagjimin e klinikës si edhe grevën e stafit të lartë të klinikës të datës 11.07.2023 ku kërkohet shkarkimi drejtorit dr. Lulzim Kamberi.

Indeksonline ka kërkuar një deklaratë nga dr. Lulzim Kamberi, por ai nuk ka dashur të fliste për këtë temë.

“Urdhëro se jam në një takim. Nuk prononcohem për media. Flisni me drejtorinë ose me Edmondin”, ka thënë shkurt ai.

Në aktakuzën e datës 31.05.2024 thuhet se Kamberi dhe Haliti në bashkëpunim dhe me vetëdije bënë veprime diskriminuese ndaj kardiologut Imri Jashari.

P. S Fotoilustrim

Asnjë koment

Comments are closed.