02-12-2024

Aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe uzurpim në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për veprën penale keqpërdorim i autoritetit zyrtar si dhe uzurpim i pronës së paluajtshme.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate dërguar medieve, ku shtohet se aktakuza është ngritur ndaj I.K, zyrtar ligjor në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe kundër Xh.Sh, për  veprën penale të uzurpimit të pronës së paluajtshme, raporton lajmi.net.

“Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K., në cilësinë e zyrtarit ligjor të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosvës, dhe kundër të pandehurit XH.SH., për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas aktakuzës, i pandehurit I.K., dyshohet se në cilësi të personit zyrtar – zyrtar ligjor i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, me ç’rast i shkakton dëm personave të tjerë dhe shkel të drejtat e personave të tjerë, lidhur me bartjen e së drejtës së shfrytëzimit të tokës dhe objekteve në “Kompleksin e tregut tëProkuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për veprën penale keqpërdorim i autoritetit zyrtar si dhe uzurpim i pronës së paluajtshme.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate dërguar medieve, ku shtohet se aktakuza është ngritur ndaj I.K, zyrtar ligjor në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe kundër Xh.Sh, për  veprën penale të uzurpimit të pronës së paluajtshme, raporton lajmi.net.

“Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K., në cilësinë e zyrtarit ligjor të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosvës, dhe kundër të pandehurit XH.SH., për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas aktakuzës, i pandehurit I.K., dyshohet se në cilësi të personit zyrtar – zyrtar ligjor i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, me ç’rast i shkakton dëm personave të tjerë dhe shkel të drejtat e personave të tjerë, lidhur me bartjen e së drejtës së shfrytëzimit të tokës dhe objekteve në “Kompleksin e tregut të qytetit në Prizren” nga pronari i gjertanishëm KK  Prizren në shfrytëzuesin – investitorin “M.I.”, duke i shkaktuar dëm material Komunës së Prizrenit në vlerën e sipërfaqes së lokaleve prej 978,96 m2, si dhe objektet, depot dhe tregjet në sipërfaqe prej 220 m2. Me këtë, ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit  zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Ndërsa, i pandehuri XH.SH., në mënyrë të kundërligjshme e uzurpon pronën e paluajtshme shoqërore së bashku me të gjitha objektet e ndërtuara në to, pronë e komunës së Prizrenit, me destinacion tokë ndërtimore, duke uzurpuar hapësirat të cilat i takojnë Komunës së Prizrenit në bazë të kontratës mbi realizimin e tregut të qytetit në lagjen “Ortakoll”, dhe anekseve të kësaj kontrate. Me këtë, ka kryer veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, përfundohet në komunikatë.

Asnjë koment

Comments are closed.