10-12-2024

Aktakuzë ndaj Goran Rakiqit për deklarim të rrejshëm të pasurisë

Është ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Laureta Ulaj.

Ulaj tha se Rakiq akuzohet për “mosraportim apo deklarim të rrejshëm të pasurisë”.

Ai në cilësinë e ministrit për Komunitete dhe Kthim, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë.

Asnjë koment

Comments are closed.