23-04-2024

Aktakuzë ndaj prizrenasit që plagosi fqinjin e tij

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale:  “Tentim vrasje” “Kanosje” , “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.K., me dashje eventuale ndërmerr veprime për kryerjen e veprës penale, por vepra nuk realizohet, në atë mënyrë që me datë 21.08.2019 rreth orës 15:50, në oborrin e shtëpisë së tij në Prizren, për shkak të mosmarrëveshjes me fqiun P.K., i cili i kishte vendosur skelet në oborrin e tij pa e pyetur.

Në kumtesë thuhet se ai e kërcënoi me pistoletë të njëjtin deri sa ishte në skele, për çka ndërhyn vëllau i P.K., i dëmtuari A.K., duke ia kapur dorën ku e kishte pistoletën dhe gjatë përleshjes, i vetëdijshëm se pasoja e ndaluar mund të shkaktohet si rezultat i veprimit të tij, dhe ai e pranon shkaktimin e saj, me ç’rast shkrep njëherë me pistoletën e tipit “Ecol”, dhe me një plumb e godet të dëmtuarin në nofullën e poshtme të djathtë, duke i shkaktuar thyerje të shumëfishta dhe të cilit njeherit i shkakton lëndim të rëndë trupor me dëmtim të përkohshëm dhe serioz të shëndetit dhe paaftësim të përkohshëm në punë.

Me këto veprime i pandehuri F.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Tentim vrasje” sipas KPRK-së.

Po ashtu, në vend dhe kohë të njëjtë, i pandehuri F.K., me përdorim të armës seriozisht i kanoset personit tjetër me fjalë, vepra apo gjeste, në atë mënyrë që fillimisht derisa i dëmtuari P.K., ishte në skele, e kërcënon me fjalë dhe ia drejton pistoletën e tipt “Ecol”.

Në këtë mënyrë, i pandehuri F.K., ka përmbushur elementet e veprave penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprat penale të cilat i vihen në barrë.​ /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.