02-12-2024

Aktakuzë për vrasje në tentativë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’.

Sipas aktakuzës, me datë 17.03.2019 rreth orës 00:30 minuta në Prizren, në lagjen “Kurillë”, i pandehuri pas një mosmarrëveshjeje paraprake tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin Q.G.

‘I pandehuri vjen vrullshëm me automjetin e tij të markës “Audi”, del prej tij dhe fjaloset me Q.G., dhe pas përleshjes me të, e nxjerrë pistoletën e markës ,”Petro Beretta” e kalibrit 7.65 mm., dhe nga një distancë e afërt shtënë një herë në drejtim të të dëmtuarit Q.G., duke i shkaktuar lëndime e plagë nga arma e zjarrit”, thuhet në kumtesën e PTH-së në Prizren.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri gjendet në paraburgim, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar  Gjykatës që të vazhdohet kjo masë dhe i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprat penale të cilat i vihen në barrë./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.