12-10-2024

Aktivitete për parandalimin e dhunës në familje në komunën e Sharrit

Drejtoria e arsimit dhe organizata UN Ëomen, të ndihmuar edhe  mekanizmi koordinues kundër dhunës në Sharr  (ishDragash) në fshatin turistik Brod janë duke zhvilluar aktivitete kundër dhunës në familje dhe shoqëri.

Më dhunën në familje duhet të përballen të gjitha organet shtetërore, jo vetëm në qytet, por edhe në zonat më të largëta të vendit.

Në njoftimin e komunës, thuhet se qëllimi kryesor i projektit, të ndihmuar edhe nga kryetari i komunës  Shaban Shabani është avokimi, marrja e masave për parandalimin dhe luftën ndaj dhunës në familje për të shtuar përpjekjet për zbatimin e kuadrit ligjor,duke bërë të mundur formalizimin e mekanizmit dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje, ashtu edhe rritjen e efektivitetit dhe shërbimeve të nevojshme për t’u ofruar nga anëtarët e tij

 

“Për këtë nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve, për të kontribuar në luftën kundër këtij fenomeni që prek kryesisht gratë dhe vajzat”, thuhet në njoftim.

Shpesh dhuna në familje konsiderohet si problem vetëm i familjes, por në fakt ai është problem i të gjithë shoqërisë dhe si i tillë duhet të trajtohet me kujdes./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.