Cilët janë anëtarët e Këshillit Drejtues të AAK-së nga Prizreni?

Pesë anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përfshirë edhe kryetarin e degës, Lulzim Kabashin janë zgjedhur në Këshillin Drejtues të AAK-së.

Ata janë: Fatmir Kastrati, Agnesa Sinani, Ilir Baldedaj dhe Bajram Kastrati.

AAK një ditë më parë mbajti Kuvendin e VIII zgjedhor ku përsëri kryetar është rizgjedhur, Ramush Haradinaj.

Përveç votimit për kryetar partie, në Kuvendin  zgjedhor të AAK-së u votua edhe për Këshill Drejtues të partisë. Ky Këshill do t’i ketë 73 anëtarë. /gazetaeprizrenit.net/