30-07-2021

FIBA ngushëllon familjen e basketbollistit Sinani

FIBA përmes faqes zyrtare ka shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve të basketbollistit Gazmend Sinani, që sot ka vdekur në një aksident trafiku.

“Me trishtim të madh FIBA mori lajmin për vdekjen e përfaqësuesit të Kosovës, Gazmend Sinani, 27 vjeçar, që vdiq në një aksident trafiku ku u lënduar edhe lojtarët Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti Kujtim Shala. FIBA iu shpreh ngushëllime familjes, miqve, bashkëlojtarëve dhe të gjithë të prekurve”, thuhet në faqen zyrtare të FIBA-së.

Më tutje FIBA shkruan se, “kjo është një goditje tragjike për Federatën e Basketbollit të Kosovës, hidhërimi i të cilit ndahet nga FIBA dhe gjithë komuniteti i basketbollit në të gjithë botën”.

FIBA shton se do të punojë me Federatën e Basketbollit të Kosovës për të ofruar të “gjithë ndihmën e nevojshme për familjen e Sinanit dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi”.

Edhe përfaqësuesit e, me keqardhjen kanë mësuar për vdekjen e ish-lojtarit të tyre, reprezentuesit të Kosovës,

Gazmend Sinani, që vdiq në një aksident trafiku, që ka ndodhi mëngjesin e të shtunës në Gjakovë, ka qenë edhe ish lojtar i “Bashkimit” të Prizrenit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.