Aktori i njohur amerikan, William Baldwin, gjatë vizitës në Prizren, qëndroi në “Boheme”
Një prej yjeve më të njohura të kinematografisë botërore, William Baldwin po qëndron në Kosovë.
Aktori 59 vjeç mbrëmë është argëtuar në një nga lokalet vendore në qytetin e Prizrenit.
Nuk dihet akoma nëse arsyeja e qëndrimit të aktorit në vendin tonë është për ndonjë projekt të ri apo një vizitë private.
Ndryshe kujtojmë që William është një prej vëllezërve të aktorit tjetër të njohur, Alec Baldwin.
William ndërkohë njihet për role të shumta filmike si: “Justice League: Crisis on Toë Earths”, “Flatliners”, “Backdraft”, “Fair Game”, “Silver”.
Balwin është i martuar me aktoren dhe këngëtaren amerikane, Gilliam Chynna Phillips, çifti bashkë kanë tre fëmijë. /Telegrafi/