25-04-2024

Vdes një turist derisa po eksploronte Tropojën, forcat e kërkim-shpëtimit nga Kosova nisen për në vendngjarje

Një turist ka humbur jetën në majat e thepisura të Valbonës. Siç raportojnë mediat në Shqipëri ka qenë një turiste serbe e cila ka raportuar rastin duke thënë se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, kishte ndërruar jetë.

Dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e infarktit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar.

Asnjë koment

Comments are closed.