Akuzon Gjeraj, Lirinë e shkatërroi “turisti italian”
“Është e dhimbshme me pa Lirinë duke rënë nga Liga. Të gjitha kushtet kanë qenë që Liria me mbijetuar. Arsyet pse është në këtë situatë janë të shumta, po kryesorja është që kryetari i klubit i cili i besoi trajnerit italian dhe përforcimeve të tij. Ai këtu ka qenë veten si turist dhe lidhje me futbollin nuk ka pasur”, ka thënë Gjeraj për gazetën “Kosova Sot”. “Kryetari i besoi atij dhe ai solli lojtarë këngëtarë e çka është me e dhimbëshme ai nuk e dinte se sa ndërrime bëhen në Kosovë, tash mundeni me marrë me mend se çfarë trajneri ka qenë”, vlerësoi Gjeraj i cili përgjegjës i bënë edhe drejtuesit e skuadrës që i besuan atij dhe e sollën Lirinë në këtë pozitë. “Kam respekt për kryetarin pasi nga financat ka qenë shumë korrektë me të gjithë, por ai duhet ta pranojë publikisht që gaboi me turistin italian”, ka përfunduar Robert Gjeraj (Kosova sot)