04-05-2024

Akuzon Gjeraj, Lirinë e shkatërroi “turisti italian”

Njëra nga skuadrat më me përvojë në futbollin tonë, Liria e Prizrenit është shumë afër ta humbas statusin e skuadrës elite. Shumëkush ka besuar se Liria sivjet do të jetë rivale për kreun e tabelës por ja që gjërat dolën krejt ndryshe dhe skuadra e Lirisë është me një këmbë në Ligën e Parë.
Ish lojtari i kësaj skuadre Robert Gjeraj i cili në pjesën e parë të kampionatit ishte edhe kapiten por që në vjeshtë u largua i zhgënjyer, ka hedhur shumë akuza në drejtim të drejtuesve të skuadrës dhe ish trajnerit Vincenzo Alberto Annese.

“Është e dhimbshme me pa Lirinë duke rënë nga Liga. Të gjitha kushtet kanë qenë që Liria me mbijetuar. Arsyet pse është në këtë situatë janë të shumta, po kryesorja është që kryetari i klubit i cili i besoi trajnerit italian dhe përforcimeve të tij. Ai këtu ka qenë veten si turist dhe lidhje me futbollin nuk ka pasur”, ka thënë Gjeraj për gazetën “Kosova Sot”.

“Kryetari i besoi atij dhe ai solli lojtarë këngëtarë e çka është me e dhimbëshme ai nuk e dinte se sa ndërrime bëhen në Kosovë, tash mundeni me marrë me mend se çfarë trajneri ka qenë”, vlerësoi Gjeraj i cili përgjegjës i bënë edhe drejtuesit e skuadrës që i besuan atij dhe e sollën Lirinë në këtë pozitë. “Kam respekt për kryetarin pasi nga financat ka qenë shumë korrektë me të gjithë, por ai duhet ta pranojë publikisht që gaboi me turistin italian”, ka përfunduar Robert Gjeraj (Kosova sot)

Asnjë koment

Comments are closed.