23-04-2024

Prizren: Fillon aksioni për mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme

Komuna e Prizrenit nesër do të fillojë aksionin pranveror për mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme nga të gjitha amvisëritë.

Aksioni do të realizohet në datat 1-7 maj.

Sipas njoftimit të Komunës, mbeturinat e vëllimshme llogariten të gjitha gjësendet e vjetëruara që nuk përdoren, duke përfshirë orendi të vjetra shtëpiake, vitrina, set ulësesh, tepihë, pajisje teknike etj.

Ky aksion është pa pagesë dhe realizohet sipas orarit të rëndomtë të mbledhjes së mbeturinave dhe do të realizohet në datat 1-7 maj.

Shtëpitë private këto mbeturina duhet t’i vendosin para dyerve, në ditën kur bëhet shërbimi për mbledhjen e mbeturinave në lagjen përkatëse. Ndërsa banimet kolektive, duhet t’i vendosin ato në pikën publike më të afërt të grumbullimit të mbeturinave. Mbeturinat e vëllimshme nuk duhen të hidhen në çdo kohë!

Shërbimi është pa pagesë dhe bëhet vetëm dy herë në vit.

Komuna lut qytetarët që ta respektojnë orarin e mbledhjes së mbeturinave dhe për çdo informatë shtesë, të informohen nëpërmjet Sektorit të Menaxhimit të Mbeturinave në Komunën e Prizrenit në numrin e telefonit 038/200-44-750.

Asnjë koment

Comments are closed.