Alarmon deputetja Bajrami: Vetëm dje u nënshkruan 4 kontrata njëburimore, mbi 600 mijë euro!
Sipas saj, korrupcioni – vetëm dje Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë prej 683 mijë euro. Pra, 683 mijë euro brenda një ditë të vetme!
Vazhdon korrupcioni – vetëm dje Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë prej 683 mijë euro. Pra, 683 mijë euro brenda një ditë të vetme!
Dje, dite premte 31 Maj 2024, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik publikoi katër kontrata njëburimore/kontrata të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë si në vijim:
1. Korporata Energjetike e Kosovës: Ruajtja dhe sigurimi i objekteve të KEK-ut, për dy muaj (qershor-korrik 2024), shuma 448,251.13 euro.
2. Korporata Energjetike e Kosovës: Transport i punëtorëve të KEK-ut, për muajin Qershor-Korrik 2024, shuma 152,884.56 euro.
3. Punë shtesë Ri-tender/ndërtimi i 11 shtëpive në pjesën veriore të Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shuma 63,725.72 euro.
4. Punë shtesë Ri-tender/renovimi i 4 shtëpive në pjesën veriore të Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shuma 18,225.30 euro.
Korrupcioni duhet të ndëshkohet, në ekonominë e tregut askush s’ka të drejtë që në sektorë ku ka konkurrencë të negociojë kontrata me një kompani. Kjo është në kundërshtim me nenin 10 të Kushtetutës, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, respektivisht është keqpërdorim i detyrës zyrtare, dëmtim i buxhetit të shtetit – është KORRUPCION.
Korrupcioni duhet të dënohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë