Albion Rrahmani shpallet lojtari më i mirë i huaj në Rumani
Sulmuesi i Kosovës Albion Rrahmani, ka pasur një formë të jashtëzakonshme këtë vit.
Edhe ka disa muaj që është larguar nga Rapidi i Bukureshtit, ai ka arritur që ta fitoj çmimin e “lojtarit më të mirë të huaj” në Rumani për vitin 2024.
Ai ishte ndër lojtarët kryesor të Rapidit përgjatë këtij viti, duke arritur të shënojë shumë gola të rëndësishëm.
Gjatë kësaj vere, sulmuesi kosovar kishte lënë Rumaninë për të vazhduar në Çeki me Spartën e Pragës.
Me këtë të fundit, 24-vjeçari është paraqitur edhe në Ligën e Kampionëve, madje edhe ka shënuar në takimin ndaj Feyenoordit, javën e kaluar.