22-11-2024

Albulena Haxhiu intervistohet nga Prokuroria Speciale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Speciale përmes një njoftimi për media.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot është intervistuar Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Sinjali.

Intervistimi i saj ka ndodh me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 korrik 2024, lidhur me arratisjet që kanë ndodh nga burgjet e Kosovës.

Intervistimi i Haxhiut për sqarim të këtyre çështjeve do të vazhdoj edhe nesër.

Asnjë koment

Comments are closed.