23-11-2024

Albulena Haxhiu pranon se e ka marrë fëmijën e saj nga çerdhja me veturë zyrtare

Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu, u pa gjatë ditës të kem marrë djalin e saj nga çerdhja, mirëpo me veturë zyrtare.

E lajmin e ka pranuar vet ministrja Haxhiu e cila ka thënë se derisa kryen detyrën e  ministres ajo është njëkohësisht edhe nënë, dhe meqë nuk e ka bashkëshortin këtu, është detyruar ta marrë djalin e saj nga shkolla, e bashkë me të  kthehet sërish në punë.

“Disa portale paskan publikuar fotografinë time, duke marrë fëmiun nga çerdhja. Për gjithë ata që shkruajnë, duhet bërë e qartë se përveç se jam Ministre, jam edhe nënë. Në kohën kur enda kisha punë në Ministri dhe s’mund ta lija djalin në çerdhe, meqenëse as bashkëshorti s’ishte këtu, isha e detyruar ta merrja dhe sërish të kthehesha me të! Kaq në lidhje me këtë lajm”, ka qenë reagimi i saj në facebook.

Asnjë koment

Comments are closed.