27-07-2024

Emilija Rexhepi: Investimet e para nga MAPL-ja do të shkojnë në Prizren

Më 6 mars ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi ka filluar vizitën e saj zyrtare në komunat e Kosovës. E shoqëruar nga kabineti i saj, ajo ka vizituar Komunën e Prizrenit.

Me këtë rast, ministrja Rexhepi u takua me kryetarin Mytaher Haskuka.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, qëllimi i vizitës ishte informimi i ministres së MAPL-së me problemet me të cilat ballafaqohet kjo qeveri lokale.

Në këtë ministrja Rexhepi ka theksuar mbështetjen e plotë të Komunës së Prizrenit, duke shtuar se investimet e para nga MAPL do të shkojnë në Prizren. “Mbështetja u paralajmërua përmes projekteve të infrastrukturës, ndërtimi i një kopshti fëmijësh, ndërtimi i një shtëpie për të moshuarit, financimi i rrethojave për zonën industriale, projektet e infrastrukturës për regjionin e Zhupës dhe Podgorës, përfundimi i punimeve në Qendrën Kulturore Boshnjake, zbatimi i programit qeveritar të kryeministrit Kurti për zhvillimin e politikave ekonomike dhe sociale të qytetit të Prizrenit dhe investime të mëdha kapitale”, është bërë me dije në njoftimin e MAPL-së.

Po ashtu, ministrja Rexhepi ka theksuar rëndësinë e multietnicitetit të Prizrenit, dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar nga kryetari i komunës një respekt të konsiderushëm për përdorimin e gjuhëve, si dhe përfshirje më të madhe të komuniteteve pakicë në të gjitha proceset që zhvillohen në këtë komunë.

Kryetari Haskuka e ka falënderuar ministren Rexhepi për vizitën e saj dhe ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë për të bashkëpunuar në mënyrë që të krijojë kushte më të mira të jetesës për të gjitha komunitetet në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.