Ambasada Amerikane i bën thirrje qeverisë: Emëroni profesionistë, jo militantë partiakë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos punësojë militantë politikë, por që emërimet të bëhen me meritë.
“Sot ne i njohim ata zyrtarë që i shërbejnë me ndershmëri vendit të tyre dhe i bëjmë thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të emërojë profesionistë me përvojë e jo militantë politikë,”.