Ambasada e SHBA-ve në Kosovë: Marrëveshja, progres për Ballkanin Perëndimor

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë nëpërmejt një deklarate për media ka theksuar se Shtetet e Bashkuara përgëzojnë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për marrëveshjet historike që arritën sot në Shtëpinë e Bardhë, duke përfshirë një gamë të gjerë të çështjeve të normalizimit ekonomik.

Në deklaratën e Ambasadës Amerikane theksohet se udhëheqja e Serbisë dhe Kosovës, e guximshme dhe me vështrim përpara nuk sjell vetëm rritje dhe punë për qytetarët e tyre, por vendos një ton të ri pajtimi në ndjekjen e progresit për Ballkanin Perëndimor.