27-07-2024

Ambasadori amerikan uron muajin e shenjtë të Ramazanit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Hovenier ka uruar që ky muaj të sjellë dritë, paqe dhe begati.

“Me rastin e Ramazanit, ju uroj të gjithëve që e kremtojnë muajin e shenjtë në Kosovë dhe në mbarë botën. Uroj që ky muaj t’ju sjellë dritë, paqe dhe begati”, ka shkruar Hovenier.

Asnjë koment

Comments are closed.