Ambasadori amerikan Greg Delawie, sonte ka qenë nikoqir në pritjen për “America Night” në kuadër të Festivalit ndërkombëtar të filmit “Dokufest”, që po mbahet në Prizren, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Në pritjen e organizuar ishte edhe ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi. Po ashtu pjesw e takimit ishte edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ka thënë se me këtë rast ka takuar shumë filmëbërës nga mbarë bota, të cilët këto ditë kanë ardhur në qytetin tonë.
“Ambasadorin e SHBA-së e falënderova për kontributin që ka dhënë për qytetin dhe vendin tone”, ka shkruar ndër tjera ai, në profilin e tij zyrtar në facebook. /GazetaePrizrenit.net/